Spektakël në Paris, Barcelona shtang PSG-në! Atletico fiton ndaj Dortmundit

Futboll

Spektakël në Paris, Barcelona shtang PSG-në! Atletico fiton ndaj Dortmundit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 prill 2024 Në ora: 20:46 Përditësuar në ora: 22:50 më 10.04.2024
Pamje nga ndeshja PSG - Barcelona

Atletico fiton

Spektakël në Paris, në përballjen e parë të çerekfinales së Champions League në futboll.

Barcelona ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj kampionit të Francës, PSG-së, më ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes”. 

Në minutën e 37-të, Raphinha ka shënuar për epërsinë e Barcelonës. Ai nga rreth 11-12 metra me gjakftohtësi ka goditur dhe shënuar.

PSG - Barcelona 2:3

Shënues: Dembele  (48'), Vitinha (51') - Raphinha (37' e 61'), Christensen (77')..

Kartona të verdhë: Vitinha, Beraldo - Roberto, Cubarsi, Christensen ..

PSG: Donnarumma, Hernandez, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian *Ramso 85'), K.-I. Lee (Zaire-Emery 61'), Dembele, Mbappe dhe Asensio (Barcola 46').
Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Cubarsi, Joao Cancelo - F. de Jong (Christensen 75'), Sergi Roberto (Pedri 61'), Gundogan Lopez (85'), Lamine Yamal (Joao Felix 61'), Lewandowski dhe Raphinha (Torres (76').

Atletico - Dortmundi 2:1

Shënues: de Paul (5''), Lino (32') - Haller (81')..

Kartona të verdhë: Lino, Llorente, Gimenez - Can, Maatsen.

Atletico: Oblak - Witsel (Saviq 90+1'), Gimenez, Azpilicueta - Molina (Niguez  90'), Samuel Lino (Riquelme 90+1'), Koke, M. Llorente, de Paul (Correa 80'), Griezmann, Morata (Barrios 64').
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can (Ozcan 84'), Sabitzer (Reus 84'), F. Nmecha (Brandt 46'), Adeyemi (Bynoe-Gittens 73'), Sancho – Füllkrug (Haller 60').

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 48-të, Dembele me goditje të fortë ka barazuar rezultatin 1:1. 

Pas tre minutave (51') Vitinha nga afërsia e me mjeshtri shënoi për 2:1. 

Në minutën e 55-të, Barcola goditi fortë por traversa shpëtoi Barcelonën.

Raphinha shënoi golin e dytë personal në mbrëmje. Pedri sapo u fut në lojë, ka dërguar një top të gjatë në 16-sh dhe Raphinha me një prekje nga rreth 11-12 metra shënoi duke heshtur Parisin në minutën e 62-të.

Në minutën e 75-të, me fat Barcelona, Dembele doli i vetmuar por goditja e tij u ndal nga shtylla e poshtme e majtë e Barcelonës.

Christensen sapo hyri në lojë dhe shënoi në minutën e 77-të për 2:3 për Barcelonën. Ai nga afërsia goditi bukur me kokë duke shtangur vendasit.

Atletico e Madridit para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 2:1 Dortmundin. 

Në minutën e 5-të, Atletico kaloi në epërsi, falë një gabimit trashanik të një lojtarit rival, ku Rodrigo de Paul nuk fali.

Në minutën e 32-të, Samuel Lino thelloi epërsinë në 2:0.

Në minutën e 81-të, Haller ngushtoi humbjen në 2:1.

Atletico ka epërsi minimale për sfidën e kthimit në Dortmund.

Ndeshje e fortë në Paris

(E plotësuar) -  88' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

82' Barcelona shumë afër fitores.

77' Barcelona në epërsi, 2:3. Christensen sapo futet në lojë, shënoi me kokë.

75' Me fat Barcelona, Dembele doli i vetmuar por goditja e tij u ndal nga shzylla e poshtme e majtë e portierit Ter Stegen..

0' Superndeshje në Paris.

65' Spektakël në Paris.

62' Barcelona po has në telashe nga loja e vendasve. Raphinha sërish shënon dhe barazon rezultatin 2:2.

PSG - Barcelona 2:3

Shënues: Dembele  (48'), Vitinha (51') - Raphinha (37' e 61'), Christensen (77')..

Kartona të verdhë: Vitinha, Beraldo - Roberto, Cubarsi, Christensen ..

PSG: Donnarumma, Hernandez, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian *Ramso 85'), K.-I. Lee (Zaire-Emery 61'), Dembele, Mbappe dhe Asensio (Barcola 46').
Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Cubarsi, Joao Cancelo - F. de Jong (Christensen 75'), Sergi Roberto (Pedri 61'), Gundogan Lopez (85'), Lamine Yamal (Joao Felix 61'), Lewandowski dhe Raphinha (Torres (76').

Atletico - Dortmundi 2:1

Shënues: de Paul (5''), Lino (32') - Haller (81')..

Kartona të verdhë: Lino, Llorente, Gimenez - Can, Maatsen.

Atletico: Oblak - Witsel (Saviq 90+1'), Gimenez, Azpilicueta - Molina (Niguez  90'), Samuel Lino (Riquelme 90+1'), Koke, M. Llorente, de Paul (Correa 80'), Griezmann, Morata (Barrios 64').
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can (Ozcan 84'), Sabitzer (Reus 84'), F. Nmecha (Brandt 46'), Adeyemi (Bynoe-Gittens 73'), Sancho – Füllkrug (Haller 60').

58' Barcelona është në presionin e madh.

55' Barcelona në presion të madh. Barcola godet fortë por traversa shpëton Barcelonën.

51' Vitinha me mjeshtri shënoi për 2:1. 

48' Dembele me goditje të fortë ka barazuar rezultatin 1:1.47' PSG kërkon golin e barazimit.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.43' Minutat e fundit të pjesës së parë.

40' Barcelona po dëshmon angazhim.

37' Raphinha ka shënuar për epërsinë e Barcelonës.  Ai nga rreth 11-12 metra me gjakftohtësi ka goditur dhe shënuar.

32' Samuel Lino shënon për 2:0 për Atleticon.

33' Lojë e mirë në Paris.30' Edhe Barcelona po tregon lojë të mirë.

24' Nuk ka gola në Paris.

20' Barcelona po mbrohet me sukses. Yamal gjuan jashtë partës.17' PSG e do golin me çdo kusht.

13' Atletico në epërsi..

10' Barcelona po tregon lojë të mirë.

8' Lojë e mirë mes PSG e Barcelonës.

6' PSG ka shtuar presionin.5' Atletico në epërsi, shënues Rodrigo de Paul.

4' Ende pa gola.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati! 45 mijë shikues në Paris.

Publikohen formacionet e sfidës Atletico Madrid - Borussia Dortmund

Pritet të jetë një përballje e zjarrtë. “Gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Parc des Princes”, “Katalanasit” e Barcelona, me kampionët e Ligue 1, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në përballjen e parë, të fazës çerekfinale, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Champions League.

Sa i përket formacioneve, tekniku i “Parisienëve”, Luis Enrique i ka rreshtuar djemtë e tij, më formulën, 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë “gardiani” italian, Gianluigi Donnarumma.

Në krahët e mbrojtjes janë Nuno Mendes e Lucas Hernandez, ndërsa në qendër “kërcëhet” samba, me dyshen braziliane Marquinho e Lucas Beraldo. Mesfusha përbëhet nga talentet Lee Kang-In, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Marco Asensio, Ousmane Dembele e Kylian Mbappe.

Në krahun tjetër, ashtu si “homologu” i tij spanjoll, edhe tekniku Xavi ka vendosur të përdorë formacionin, 4-3-3, për “Blaugranat” e tij, me portën që mbrohet nga “ylli” gjerman, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Kounde e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Araujo e Cubarsi. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, De Jong-Sergi Roberto-Gundogan, ndërsa sulmi përbëhet nga “tridenti”, Lamine Yamal-Raphinha-Lewandowski..

Publikohen formacionet e sfidës PSG - Barcelona

Barcelona në presion të PSG-së e Dortmund të Atleticos   

Ndeshje që priten me padurim sonte, PSG - Barcelona dhe Atletico Madrid - Dortmundi.

Dortmundi është në presion të Atleticos sikurse edhe Barcelona në përballje me PSG-në. 

PSG - Barcelona

PSG: Donnarumma, Hernandez, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian, K.-I. Lee, Dembele, Mbappe dhe Asensio.
Barcelona: Ter Stegen, Kounde, Araujo, Cubarsi, Joao Cancelo - F. de Jong, Sergi Roberto, Gundogan, Lamine Yamal, Lewandowski dhe Raphinha.

Atletico - Dortmundi 

Atletico: Oblak - Witsel, Gimenez, Azpilicueta - Molina, Samuel Lino, Koke, M. Llorente, de Paul - Griezmann, Morata.
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can, Sabitzer, F. Nmecha, Adeyemi, Sancho – Füllkrug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat