Dhimbje koke për Tuchelin

Futboll

Dhimbje koke për Tuchelin

Më: 10 prill 2024 Në ora: 20:57
Bayerni

Serge Gnabry ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

28-vjeçari realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 18’, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një problemi fizik.

Lojtari ofensiv i është nënshtruara testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore. Si pasojë e shqetësimeve muskulore.

Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për duelin e kthimit ndaj Gunners.

Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (17 prill).

Gnabry shpreson që shokët e tij të sigurojnë kualifikimin dhe të rikthehet të japë kontributin e tij në duelet gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat