Gol dhe asistim nga mesfushori shqiptar

Futboll

Gol dhe asistim nga mesfushori shqiptar

Më: 10 prill 2024 Në ora: 20:59
Pamje nga ndeshja

Mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Tim Civeja, po shkëlqen në këtë edicion në radhët e klubit të Sarbruken në kategorinë e tretë gjermane,

Djaloshi shqiptar po bëhet vazhdimisht vendimtar me golat dhe asistet e tij, teksa sot ka kombinuar të dy statistikat për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit ndaj Unterhaking.

I rreshtuar mes titullarëve, Civeja në minutën e 33-të të ndeshjes shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me një gjuajtje brenda zonës së rreptësisë. Ndërkohë, në minutën e 49-të të takimit, ai dha një harkim perfekt për Keber i cili shënoi me kokë golin e fitores 2-1 për skuadrën e tij.

Sarbruken është në mesin e tabelës së renditjes dhe nuk ka shanse të ngjitet në Bundesligën 2 në këtë edicion.

Por për të gjithë do të mbetet e paharrueshme ecuria e tyre në Kupën e Gjermanisë ku arritën deri në gjysmëfinalet e turneut pasi eliminuan skuadra si Bajern Mynih dhe Eintraht Frankfurt..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat