Guardiola mbajti një super orë në dorë në “Santiago Bernabeu”

Futboll

Guardiola mbajti një super orë në dorë në “Santiago Bernabeu”

Më: 10 prill 2024 Në ora: 21:12
Pep Guardiola

Pep Guardiola është një nga njerëzit e paktë në botë që mund të mburret se mban një orë Richard Mille 27-01 në dorën e tij.

Kjo orë është projektuar posaçërisht për nder të Rafael Nadal, dhe vetëm 50 kopje u prodhuan dhe u shpërndanë pronarëve në mbarë botën.

Ora vlen 1.3 milionë euro dhe peshon vetëm 18.83 gram.

Është ora mekanike më e lehtë në botë dhe Guardiola e mbajti në ndeshjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” dhe ia tregoi botës.

Ky ishte pikërisht qëllimi i kompanisë që Richard Mille themeloi në vitin 2001.

Kur doli për herë të parë në shitje kapte vlerën e 800 mijë eurove, por me kalimin e kohës vlera e tij pothuajse është dyfishuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat