De Rossi: Milani lëndon këdo kur është në formë

Futboll

De Rossi: Milani lëndon këdo kur është në formë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 21:15
Danile de Rossi

Danile de Rossi, trajneri i Roma-s, ka folur para ndeshjes ndaj Milanit ne cerekfinalet e Europa League: “San Siro ishte stadiumi që doja ta rishikoja sërish, më vinte keq që Roma kishte luajtur tashmë këtu ne kampionat.

Pastaj fati na lejoi të ktheheshim, të luajmë në stadiumin ku më jep diçka ndryshe, ashtu si Olimpico dhe Bombonera. Ky stadium shkëlqen me lavdi, ka pasur lojtarë të mëdhenj, futboll të mrekullueshëm. Jemi të lumtur që jemi këtu.

Ne jemi të vetëdijshëm për forcën e Milanit, kanë lojtarë që lëndojnë këdo, nuk e zbuloj une. Kane kaluar momente te veshtira po kur jane mire mund t’i hapin probleme kujtdo. Ne duhet të arrijmë në momentet e duhura në pozicionet në të cilat lojtarët e Milanit preferojnë të luajnë.

E njoh Piolin prej një kohe të gjatë: ai u rrit duke stërvitur skuadrat e vogla, pastaj kalimi te Lazio, më pas fitoi Scudetton me cilësi të jashtëzakonshme dhe pune te pabesueshme; ai ka evoluar gjithmonë, është përmirësuar gjithmonë si trajner. Ekipi i tij luan futboll, janë harmonikë ne levizjet e tyre.

Falë Zotit renditja nuk ka rëndësi. Kam lexuar diku se Roma nuk ka asgjë për të humbur. Jo: Roma ka gjithçka për të humbur. Ne nuk jemi këtu për të bere nje xhiro.

Barazim? Do të duhej të ishim pak makiavelist për të luajtur për barazimin, pra me qellimin qe jusitfikon mjetet. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë.

Dybala? Eshte mire, por nuk do t’i kerkoj gjera ekstra. Nese mendoni se Dybala do te vihet ne ndjekje te Theo Hernandez kur niset atehere e keni gabim, sepse do te thoshte te humbiste te gjitha energjite e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat