Drejtori i Egnatias ‘citon’ Mourinhon

Futboll

Drejtori i Egnatias ‘citon’ Mourinhon

Më: 10 prill 2024 Në ora: 21:35
Egnatia

Final Four ka ndryshuar totalisht këtë sezon të Superiores. Formati i ri zeron pikët e 4 skuadrave të para të cilat në fund të sezonit do të përballen me njëra-tjetrën me eliminim direkt.

Ky format në një formë apo në tjetrën “heq nga fjalori” fjalën ‘Favorit’. Egnatia është skuadra e cila ka kryesuar bindshëm pjesën më të madhe të sezonit dhe në një kampionat ‘normal’, titulli kampion do të ishte i ‘blinduar’.

Megjithatë, drejtori i rrogozhinasve s’ka dyshime për produktin final.

Me një postim në InstaStory, ai ndan një shprehje të famshme të Mourinhos i cili gjatë kohës kur drejtonte Porton thonte: 

Në kushte normale, ne do të jemi kampionë.

Dhe, në kushte jonormale, ne përsëri do të jemi kampionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat