Derbi italian

Futboll

Derbi italian

Më: 11 prill 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Europa League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e para çerekfinale ku spikat derbi italian mes Milanit dhe Romës.

Dy skuadrat vijnë në një formë mjaft të mirë muajt e fundit.

Milani i Piolit ka marrë vendin e dytë në kampionat dhe po bën maksimumin për t’i shtyrë festën e titullit Interit, teksa Europa League mbetet objektivi i vetëm ende në lojë këtë sezon.

Kuqezinjtë shpresojnë shumë te portugezi Rafael Leao, që duket se ka rilindur javët e fundit dhe po merr për dore skuadrën në fushë, teksa edhe amerikani Pulisiç po kalon një formë të shkëlqyer dhe është shndërruar në garanci, në repartin e avancuar.

Nga ana tjetër De Rossi do të ketë në dispozicion artilerinë e rëndë për këtë takim, me Dybalën dhe Lukakun që pritet ta nisin nga fillimi dhe të provojnë të udhëheqin verdhekuqtë drejt gjysmëfinales së Europa Leagues.

Një tjetër përballje interesante është ajo e “Anfield Road”, ku Liverpooli do të presë Atalantën e Gasperinit, një skuadër modeste në letër, por e aftë të bëjë surpriza të mëdha në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat