Tifozët e Liverpoolit marrin vendimin për ndeshjen e sotme

Futboll

Tifozët e Liverpoolit marrin vendimin për ndeshjen e sotme

Më: 11 prill 2024 Në ora: 14:40
Tifozët e Liverpoolit 

Liverpooli njoftoi javën e kaluar se synojnë të rrisin koston e një bilete sezoni në “Anfield” me dy përqind për sezonin e ardhshëm. Në shenjë proteste, grupet e tifozëve nuk do të shfaqin flamuj në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës kundër Atalantës, sot në mbrëmje.

I pyetur nëse kjo do të ndikonte në skuadrën e tij kur ata të përballen me kundërshtarët e tyre, Klop tha: “Që flamujt nuk janë atje?

Jo. Për sa kohë që njerëzit janë atje, gjithçka është mirë.

Unë i kuptoj shqetësimet dhe diskutimin.

Është e ndërlikuar nga këndvështrimi im. Ne duam të kemi njerëz në stadium dhe duam ta kemi atë në dispozicion për të gjithë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat