Gnabry do të mungojë tri javë

Futboll

Gnabry do të mungojë tri javë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:12
Serge Gnabry në mes

Serge Gnabry u rikthye nga dëmtimi dhe dha një kontribut të rëndësishëm për Bayernin në Londër kundër Arsenalit, ku shënoi golin e parë për bavarezët dhe mbajti në tension mbrojtjen vendase me disa kundërsulme të shpejta.

Por ai pësoi një tjetër dëmtim në pjesën e dytë dhe u detyrua të zëvendësohej.

Pas testimeve të kryera në Mynih, klubi ka konfirmuar se ai ka tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë tri javë jashtë loje.

Kjo është një tjetër goditje për lojtarin, por edhe për skuadrën, që i ka mbetur vetëm Champions League si kompeticion ku mund të fitojë trofe. Bajern ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Këlnin dhe Leroy Sané e Manuel Neuer nuk janë stërvitur me skuadrën, si masë paraprake, pasi të dy kishin probleme para takimit me Arsenalin.

Në fushë kanë dalë menjëherë pas kthimit nga Anglia Mazraui e Pavloviç, dy rikthime të rëndësishme në prag të ndeshjes së dytë, sidomos marokeni, që mund të jetë një alternativë për Alfonso Davies në krahun e majtë, rol që ai e mbulon mirë me kombëtaren e Marokut.

Që të dy sot janë stërvitur me skuadrën, ndërsa senegalezi Bouna Sarr vazhdon stërvitjen individuale, tani me intensitet më të lartë dhe shpreson që të luajë ende në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat