Eliot: E duam trofeun

Futboll

Eliot: E duam trofeun

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:50
Eliot

Liverpuli përgatitet për ndeshjen e parë kundër Atalantës në Ligën e Europës pas barazimit 2-2 në “Old Trafford” në Premier Ligë fundjavën e kaluar. Harvi Eliot ndikoi pozitivisht pasi hyri nga stoli kundër Junajtid, duke fituar penalltinë që Mohamed Salah shmangu humbjen për skuadrën e Jyrgen Klopit.

Ishte ndeshja e 44-të e sezonit për Nr.19, ndërsa 21 i ka nisur si titullar dhe 23 si zëvendësues.

Tani mesfushori i akademisë mendon vetëm për Atalantën. “Është një tjetër trofe i shkëlqyer për të fituar.

Dhe duke e fituar atë në sezonin e fundit të trajnerit Klop në stol do të ishte fantastike. Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që kjo të ndodhë.

Duam t’i japim gjithçka mbrapsht trajnerit, i cili na ka ndihmuar shumë në karrierat tona. Atalanta është një skuadër shumë sulmuese, ka shënuar shumë gola këtë sezon.

Ne e dimë se duhet të jemi shumë të organizuar në mbrojtje, që të mos u lejojmë shumë mundësi”, tha ai në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat