Interi kthen sytë kah mbrojtësi i United

Futboll

Interi kthen sytë kah mbrojtësi i United

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:07
Aaron Wan-Bissaka

“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Interi ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, i cili mund të largohet nga “Old Trafford” për 15 milionë euro.

Interi po shikon për zëvendësime për Denzel Dumfries, pasi që mbrojtësi holandez do të largohet nga “Giuseppe Meazza” nëse nuk e rinovon kontratën më tej se viti 2025.

27-vjeçari thuhet se ka kërkuar një kontratë të re që përfiton 5 milionë euro në vit para fundit të vitit 2023, por përfaqësuesit e tij kanë ulur kërkesat e tyre në bisedimet e fundit me drejtorët e Interit.

Që nga sot, e ardhmja e Dumfries mbetet e pasigurt dhe “La Gazzetta dello Sport” raporton se 26-vjeçari Wan-Bissaka është ndër objektivat e “Nerazzurrëve” për të zëvendësuar holandezin, së bashku me Michael Kayode të Fiorentinës.

Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” është një objektiv më i lehtë pasi ai do të jetë në dispozicion për jo më shumë se 15 milionë euro në verë.

Wan-Bissaka ka bërë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur 1.574 minuta për Manchester United.

Kontrata e tij në “Old Trafford” skadon në qershor të vitit 2025, dhe sipas “Gazzetta”, drejtorët e Interit kishin zhvilluar tashmë bisedime me shoqëruesit e tij verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat