Legjenda e Liverpooitl kritika për Haalandin

Futboll

Legjenda e Liverpooitl kritika për Haalandin

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:08
Erling Haaland

Erling Haaland zhgënjeu jo pak me paraqitjen e tij në Champions League ndaj Real Madrid.

Pavarësisht se skuadra e tij shënoi tre gola, norvegjezi u përfshi shumë pak në mekanizmat e ekipit ndërsa në momentin që pati topin në zotërim, gaboi gjithçka. Në lidhje me sulmuesin foli së fundmi ish-mbrojtësi Jamie Carragher. Legjenda e Liverpool, theksoi se Haaland është lojtar i mirë, por ende nuk mund të konsiderohet si një lojtar i klasit botëror.

“Haaland është një nga golashënuesit më të mirë, një lojtar luksi dhe për këtë nuk ka dyshime. Por, për t’u konsideruar një lojtar i klasit botëror duhet të bëjë më tepër në fushë. Mendoni pak për sulmuesit më të mirë të Premier League në 20 vitet e fundit, kanë qenë emra si Suarez, Kane apo Henry.

Të tre golashënues të shkëlqyer, por gjithashtu të aftë që në ndeshje të ndikonin edhe nëse nuk shënonin gola. Haaland ende nuk është në atë nivel, ndeshjet e fundit kanë treguar se ai ka ende për të përmirësuar në pozicionimet në zonë.

Van Dijk, Saliba dhe Rudiger e mbyllën totalisht. Duhet të ndryshojë nëse kërkon të fitojë Topin e Artë apo të luajë për Realin e Madridit. Të fokusohet edhe në element të tjerë të lojës, jo vetëm golat, që më pas të mund të krahasohet me rivalin e tij më të madh, Kylian Mbappe”, u shpreh Carragher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat