Sulmuesi kryesor mban “pezull” formacionin e Dinamos

Futboll

Sulmuesi kryesor mban “pezull” formacionin e Dinamos

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:33
Luis Kaçorri

Dinamo pas barazimit me Kukësit ka kthyer vëmendjen te dueli me Erzenin.

“Blutë” prej ditësh zhvillojnë përgatitjet për këtë sfidë që do të luhet ditën e dielë në orën 18:00 në “Air AAlbania”.

Ekipi i Dritan Mehmetit do të kërkojë fitoren për të “blinduar” vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të mban në “Final Four”.

 Nuk do të jetë aspak e lehtë përballë shijakasve që javën e kaluar triumfuan ndaj Egnatias kryesuese duke mbajtur gjallë “shpresat” për qëndrimin në Superiore.

Ndërkohë formacioni i “Nëndetëses” mbetet pezull për shkak të Luis Kaçorrit.

Sulmuesi i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje, pas dëmtimit që mori me Skënderbeun.

Pavarësisht se ka qenë pjesë e grupit ende gjendja e lojtarit nuk është 100% e duhura dhe kjo bën që Mehmeti të jetë i pavendosur sa ii takon 11-tëshes startuese. Mbetet të shihet deri ditën e dielë, nëse ish-lojtari i Bylisit do t’ia dalë të jetë titullarë apo do të duhet të ulet në stol..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat