Pochettino: Ky është problemi ynë kryesor

Futboll

Pochettino: Ky është problemi ynë kryesor

Më: 12 prill 2024 Në ora: 17:59
Mauricio Pochettino

Chelsea përgatitet për sprintin final të sezonit, me shpresën që t’i japë sadopak kuptim një viti me shumë luhatje.

Blutë e Londrës do të luajnë ditën e hënë ndaj Everton, por Chelsea vjen në këtë ndeshje me disa dëmtime të rëndësishme.

Trajneri Mauricio Pochettino, duhet të përballet me mungesat e Enzo Fernandez dhe Axel Disasi: “Do të shohim.

Ata po vlerësohen. Ata kanë lloje të ndryshme problemesh. Ne nuk besojmë se janë probleme të mëdha, por do të shohim nëse mund të jenë të disponueshëm”.

Duke folur për Chilëell, trajneri argjentinas shtoi: “Chilly është duke u stërvitur pjesërisht dhe të hënën do të shohim nëse mund të përfshihet në ekip. Ky është një lajm i mire, por ai nuk ka luajtur shumë këtë sezon”.

“Kur përballemi me skuadra si Manchester City, Manchester Utd, Tottenham apo Liverpool, ekipi tregon gjithmonë cilësi të mirë. Problemi për ne është të jemi të qëndrueshëm dhe kur e analizojmë, ndihet mungesa e pjekurisë“, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat