Vendimet e Cardinales

Futboll

Vendimet e Cardinales

Më: 12 prill 2024 Në ora: 18:11
Cardinale

Milan ka humbur 1-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League kundër Roma-s në San Siro dhe trajneri Pioli është kthyer në qendër të kritikave.

Një ndeshje për t’u harruar për Djallin. Menaxhimi i skuadrës nuk është pëlqyer nga tifozët, me të gjithë zëvendësimet të bëra me shumë vonesë.

Humbja ka ardhur para syve të Ferry Cardinale, i kthyer në San Siro për të ndjekur Milan-in e tij. Priste një paraqitje tjetër dhe një rezultat të ndryshëm.

Blindimi i zonës Champions, ngjitja në vendin e dytë i ka dhënë oskigjen stolit të tij, por humbja ndaj verdhekuqve të enjten në mbrëmje ka kthyer dyshimet për trajnerin e kuqezinjve.

Nuk është marrë akoma një vendim për Pioli-n dhe fundi i sezonit mund të ndryshojë gjithçka. Në ditët e kaluara është folur edhe për rinovimin, një hipotezë që nuk mund të merret në konsideratë për momentin.

Milan-i duhet të përmbysë rezultatin ndaj Roma-s në ndeshjen e kthimit dhe më pas do të duhet të shmangë mundësinë që Inter-i ta fitojë titullin në ditën e derbit.

Këto janë misionet e Pioli-t, për të shpëtuar vendin. Ndërkohë, megjithatë, alternativat për stolin e kuqezinjve mund të kenë gjetur një sistemim.

Zbarkimi i Cardinale-s në Milano nuk ka zhvendosur vëmendjen vetëm te trajnerit. Presidenti i RedBird ka zhvilluar disa mbledhje të entjen në mrbëmje. Ka takuar skuadrën, Zlatan Ibrahimovic dhe drejtuesit e klubit.

Për momentin nuk priten vendimi, besimi te Geoffrey Moncada është maksimal dhe Giorgio Furlani do të qëndrojë në vendin e tij. Emri i Comollit është në orbitën e Milanit prej muajsh.

Francezi nuk do t’u thoshte kurrë jo kuqezinjve, por për momentin nuk është në planet e Djallit, të cilët po përgatiten të mirëpresin Kirovskin, ‘blerjen e parë’ të Ibrës.

48-vjeçari amerikan do të kujdeset për ekipin U23, me Daniele Bonera në stol. Është e qartë se duhet të ketë dritën jeshile nga institucionet për të regjistruar skuadrën në Serinë C, por Milani është gati të ndjekë hapat e Atalantas dhe Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat