Roma dhe Interi vendosin të ardhmen e trajnerit te Milani

Futboll

Roma dhe Interi vendosin të ardhmen e trajnerit te Milani

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:28
Stefano Pioli

Mjaftuan nëntëdhjetë minuta jo në nivelin e pritur dhe një kualifikim i vështirë në gjysmëfinalen e Europa League për të ndryshuar edhe një herë perspektivat e Stefano Piolit për të ardhmen e tij te kuqezinjtë.

Është e qartë për të gjithë, se e ardhmja e trajnerit nuk ishte vendosur me konfirmimin e paralajmëruar, por do të vendoset në 8 ditët e ardhshme.

Ndeshjet kundër Romës dhe Interit, do të na tregojnë jo vetëm nëse sezoni i Milanit mund të shpëtohet ende, por edhe nëse trajneri i tyre me të drejtë mund të shpresojë të qëndrojë në vendin e tij edhe në sezonin që do të vijë.

Është e qartë që drejtuesit nuk e kanë përtypur fare humbjen ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League në “San Siro”. Klubi ishte dhe është i vetëdijshëm për vështirësinë e fitimit të trofeut, por shpresonte që të kalonte me sukses përballjen e dyfishtë në Evropë kundër verdhekuqve.

Njeriu që fitoi titullin e dy viteve më parë është sërish afër fundit të aventurës së tij te kuqezinjtë po ka një mundësi për të shmangur fundin e rrugëtimit të tij te Milani menjëherë: përmbysja ndaj Romës, që sjell kualifikimin për gjysmëfinalen evropiane, dhe të mos humbasë, ose më mirë të fitojë, ndaj Interit, duke shtyrë për një javë festën e titullit të zikaltërve.

Një mision jo i pamundur, por tepër i komplikuar, që rinovon vorbullën e emrave të lidhur me pankinën e Milanit. Nga Lopetegui tek i zakonshmi Antonio Conte, i cili, siç thonë ata, po merr kohë me De Laurentiis dhe Napoli, ndërsa pret të kuptojë se si do të përfundojë java e gjatë e “djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat