Atletico fiton me përmbysje ndaj Girona-s

Futboll

Atletico fiton me përmbysje ndaj Girona-s

Më: 13 prill 2024 Në ora: 16:20
Griezmann

Atletico Madrid fiton me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Girona-s në takimin e javës së 31-të të La Liga-s.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Dovbyk që zhbllokoi sfidën në minutën e 4’.

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizua

Megjithatë 30 minuta më pas Griezmann barazoi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në minutën e 45+6’ Correa përmbysi rezultatin dhe bëri që “colchoneros” ta mbyllnin në avantazh fraksionin hapës.

Sfida u vulos në minutën e 50’ kur Griezmann shënoi golin e tretë për Atletico Madrid.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1, me Atletico-n që renditet në vend të katërt m 61 pikë, teksa Girona renditet në vend të tretë me 65 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat