​Sandro: Do të jetë e vështirë t’i them lamtumirë Juventusit

Futboll

​Sandro: Do të jetë e vështirë t’i them lamtumirë Juventusit

Më: 13 prill 2024 Në ora: 16:43
Alex Sandro

Alex Sandro si duket është gjithmonë edhe më afër largimit nga gjiganti italian, Juventus.

Kontrata e Sandros me Juventusin do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe braziliani pritet të largohet si lojtar i lirë.

Sandro tha se do të jetë e vështirë t’i thotë lamtumirë Juventusit.

“Do të jetë shumë e vështirë t’i them lamtumirë Juventusit, unë e dua këtë klub dhe unë kam kaluar një kohë të mrekullueshme këtu”, tha Sandro.

Sandro ka arritur të bëjë 324 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, duke regjistruar 15 gola dhe 32 asistime mbi emrin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat