Sërish më shtrenjtë se Tirana e Partizani

Futboll

Sërish më shtrenjtë se Tirana e Partizani

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Dinamo nxorri në shitje dy ditë më parë biletat për ndeshjen me Erzenin dhe çmimet e tyre shkaktuan shumë reagim tek tifozët.

10 mijë lek të vjetra në tribunën përballë dhe 30 në atë kryesore janë çmime ‘alla’ Tirana – Partizani.

Kjo u pa si një ‘bllokadë’ ndaj tifozëve shijakas që si gjithmonë pritet të jenë të shumtë në numër.

Mirëpo, sot klubi blu ka nxjerrë në shitje edhe biletat në tribunën pas porte me çmimin 500 lekë, të cilat sërish janë më shtrenjtë se në ndeshjet e Tiranës apo Partizanit në këtë stadium (400L), por të paktën është një shifër e përgjysmuar në krahasim me atë ‘karshi’.

Ndeshja luhet nesër në orën 18:00 në Air Albania, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat