Tetova pas fitores me Partizanin: Kishim 3 mungesa

Futboll

Tetova pas fitores me Partizanin: Kishim 3 mungesa

Më: 14 prill 2024 Në ora: 20:55
Edlir Tetova - majtas

Supersfida e javës së 31 të “Abissnet Superiore”, ajo mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Mendoj se ishte një Final 4. Vinim me 3 mungesa, por djemtë që i zëvendësuan në fushë ishin mirë gjatë gjithë 90 minutëshit.

Kjo është sakrifica për ato 8 ndeshje me rezultate jo të mira, për këtë ndeshje që e cilësoi si Final 4  dhe na duhet. Po t’i shohim me statistika që nga fillimi e deri më sot jemi prodhues. Sot nuk e shfaqëm gjatë gjithë lojës, por është rezultati 2-0 që ta jep këtë, por gjithçka është mirë me marrjen e 3 pikëve”, u shpreh fillimisht Edlir Tetova.

Kjo ishte një mini Final 4 dhe e kisha përgatitur ndeshjen për dy rezultate. Mungesa ishin të shumta pasi ishin 3, por kjo ishte ajo ndeshja ku mungon 1 lojtar dhe është tjetri i gatshëm. Spahiu dhe Xhemajli?

Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje dhe gabimet i ka me pikatore, diçka që shihet nga nivelet ku ka luajtur. Spahiu dihet në pjesën lart, por unë kam çdo lojtar të rëndësishëm për skuadrën”, tha më tej Tetova.

Mendon se iu duhet punë për të metat e gabimeve?

“Sidomos në 12 minutat e para kemi bërë gabime, kjo vjen nga motivimi i tepërt. Por edhe Partizani me presingun e tij na vendosi në vështirësi. Mendoj se duke bërë lëvizje zonash të lojtarëve sidomos në mesfushë, pjesa e parë foli për ne. Mendoj se te goli i Partizanit ishte formë tranzicioni. Në analizë e kishim parashikuar ndryshe, sepse në tranzicion lojtarët e mi duhet të bënin faull, gjithsesi…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat