Cordoba: Inter është një skuadër të cilën e adhurojnë të gjithë

Futboll

Cordoba: Inter është një skuadër të cilën e adhurojnë të gjithë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:01
Cordoba

Në prag të ndeshjes Inter-Cagliari, Ivan Ramiro Cordoba, ish-mbrojtësi që me Interin fitoi disa trofe, foli për të kaluarën e tij me klubin zikaltër.

“Kam përjetuar aq shumë momente të bukura sa është e vështirë të zgjedhësh një, më e rëndësishmja ndoshta është fitorja e asaj Kupe të Italisë që nisi vite suksesi, ishte fillimi i një rruge të bukur.

Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur? Ronaldo fenomeni, ai ishte fenomeni i Interit. Ne mezi prisnim të shkonim në stërvitje për të parë se çfarë do të bënte me topin. Pastaj sigurisht ishte Zanetti, një lider i vërtetë në fushë.

Interi aktual? Një skuadër e cila u pëlqen të gjithëve, i bënë të gjithë lumtur me lojën e tyre fantastike. Një skuadër e cila ka një lider të mahnitshëm si Lautaro”, ka thënë Cordoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat