Sadiku shijon titullin e parë kampion në karrierë, Mohun Bagan triumfon në Indi

Futboll

Sadiku shijon titullin e parë kampion në karrierë, Mohun Bagan triumfon në Indi

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:49
Skuadra

Mohun Bagan, skuadra ku aktivizohet Armando Sadiku ka fituar titullin kampion në Indi. Për lojtarin kuqezi, ky është titulli i parë kampion, në karrierë.

Mohun Bagan mundi 2-1 Mumbai City, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në fotofinish për t’i rrëmbyer titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i parë i kampionatit që festonte në karrierën në elitë, pasi kishte siguruar më parë vetëm Kupa në Zvicër.

Sadiku e mbylli sezonin e rregullt me 8 gola të shënuar dhe 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat