Rikthim i detyruar te Manchester United, klubi gjerman nuk ushtron të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit

Futboll

Rikthim i detyruar te Manchester United, klubi gjerman nuk ushtron të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit

Më: 15 prill 2024 Në ora: 21:50
Donny van de Beek

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Donny van de Beek do të kthehet në Manchester United në fund të sezonit.

Klubi gjerman nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes  për 11 milionë euro plus 3 bonuse dhe për këtë arsye, holandezi është i detyruar të kërkojë një klub të ri.

Këtë sezon ai luajti vetëm 365 minuta, të shpërndara në 9 paraqitje, nga të cilat 7 në Bundesligë, 1 në Premier League dhe 1 në Kupën EFL.

Kujtojmë se 26 vjeçari ka rënë në sy tek të rinjtë e Ajaxit para shumë vitesh, për të kaluar më pas te skuadra A. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe për Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat