Alexander-Arnold zgjedh tre legjendat

Futboll

Alexander-Arnold zgjedh tre legjendat

Më: 16 prill 2024 Në ora: 18:23
Alexander-Arnold

Ylli i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold ka emëruar legjendën e Anfield-it, Steven Gerrard dhe dyshen ikonë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane, si tre të ftuarit e tij specialë në një darkë ëndrrash.

Alexander-Arnold ishte i ftuar në The Overlap të Sky Bet dhe iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta me legjendën e Manchester United, Gary Neville. Atij iu bënë disa pyetje, duke përfshirë lojtarët e kaluar ose të tanishëm me të cilët do të dëshironte të hante një darkë:

“Stevie G, Zidane dhe ndoshta Ronaldo do të thosha. Unë do të doja të dija çfarë mendon ai (Ronaldo)”.

Alexander-Arnold, 25, nuk pati kurrë mundësinë për të luajtur përkrah Gerrard, por zgjedhja e tij ka kuptim duke pasur parasysh se ai është padyshim lojtari më i mirë i Liverpool-it.

Ish-kapiteni i Reds bëri 710 paraqitje, duke shënuar 186 gola dhe duke dhënë 157 asiste.

Cristiano Ronaldo, 39 vjeç, ka shijuar një karrierë të jashtëzakonshme në të cilën ka fituar shumë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka fituar tituj në Angli, Spanjë dhe Itali dhe ishte lojtari i parë që fitoi pesë trofe të Champions League.

Ronaldo luajti kundër Alexander-Arnold në tre raste, duke përfshirë një fitore 3-1 në finalen e Champions League në 2018. Ikona e Portugalisë është golashënuesi më i madh në historinë e klubit dhe të futbollit ndërkombëtar.

Zidane, 51 vjeç, mund t’i japë Alexander-Arnold informacion në lidhje me rolin e trajnerit dhe dominimit në Europë. Legjenda franceze ishte një lojtar i jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij me Real Madridin.

Zizou vazhdoi udhëhoqi Los Blancos drejt tre trofeve të Champions League radhazi. Ai është shpallur dy herë trajneri më i mirë i vitit nga FIFA dhe Cristiano Ronaldo shënoi shumë gola nën drejtimin e tij].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat