Turan kërkon Rei Manajn

Futboll

Turan kërkon Rei Manajn

Më: 16 prill 2024 Në ora: 22:08
Manaj

Ejupspor, skuadra që ka garantuar ngjitjen në Superligën turke, ka nisur punën për të bërë një përforcim të rëndësishëm në vijën sulmuese.

Nga mediat turke raportohet se stafi i Ejupsporit, nën drejtimin e ish-futbollistit të njohur Arda Turan, ka nisur studimet e transferimeve për sezonin e ardhshëm.

Zbulohet se skuadra që do të garojë për herë të parë në elitë ka bërë një lëvizje të shpejtë, duke planifikuar të forcojë sulmin me Rei Manajn.

Sipas lajmeve të “Ajansspor”, Ejupspori kërkon yllin shqiptar që po shkëlqen me Sivasporin. Është vënë re se kanë nisur kontaktet me menaxherin e Manajt dhe po ashtu u tha se takimi i parë mes palëve ishte pozitiv.

U theksua se presidenti i Ejupsporit do të ulet në tryezë me presidentin e Sivasporit për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat