Duro: Është mirë që barazuam me Bregallnicën

Futboll

Duro: Është mirë që barazuam me Bregallnicën

Nga: K.G. Më: 16 prill 2024 Në ora: 23:10
Shpëtim Duro

Struga Trim ka barazuar me rezultat 2:2 Bregallnicën e Shtipit, në kuadër të kampionatit maqedonas. 

Shefi i shtabit profesional të Strugës, Shpëtim Duro, thotë se sigurisht që i prisnin tre pikët nga ajo ndeshje, por në fund është mirë që skuadra e tij ka arritur që të barazojë sepse ajo pikë mbetet një motiv i mirë për gjithçka që i pret deri në fund për mbrojtjen e titullit kampion.

“Nëse shikoni pjesën e parë, dukej se do të ishte një lojë e lehtë për ne, sidomos pas golit të Shabanit para përfundimit të pjesës së parë.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Bregallnica luajti zgjuar me kundërsulme të shpejta dhe në fund është mirë që barazuam dhe fituam një pikë nga kjo ndeshje, e cila na mbajti në pozitën e parë.

Për ne është një pikë e rëndësishme sepse ruan motivimin e futbollistëve, të gjithë skuadrës, për të luftuar deri në fund për të mbrojtur titullin”, - thotë Duro.

Struga TL tani është vetëm një pikë para Shkupit të vendit të dytë dhe tri pikë para Shkëndijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat