Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s

Futboll

Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s

Më: 17 prill 2024 Në ora: 22:00
Ademi takon përfaqësuesit e FIFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, të mërkurën ka pritur përfaqësuesit e FIFA-s, Carl Brown dhe Rozeta Kokalari.

Brown dhe Kokalrai, po qëndrojnë në Prishtinë që nga fillimi i kësaj jave, për procesin e auditimit të FFK-së nga FIFA si dhe për të parë ecurinë e projekteve të federatës për vitin 2023, që janë të lidhura direkt me FIFA Forward 3.0.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres përfaqësuesit e FIFA-s, Carl Brown dhe Rozeta Kokalari.

Ata po qëndrojnë në Prishtinë që nga fillimi i kësaj jave, për procesin e auditimit të FFK-së nga FIFA si dhe për të parë ecurinë e projekteve të federatës për vitin 2023, që janë të lidhura direkt me FIFA Forward 3.0”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, projekte madhore të këtij programi ishin VAR si dhe ndriçimi i Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat