I tronditur

Futboll

I tronditur

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:47
Arsenali dhe Arteta

Mikel Arteta e ka të vështirë të flasë pas dështimit ndaj Bayern Munich. Arsenali i tij u mposht 1-0 nga bavarezët, një ekip plot përvojë në Champions League.

Gunners u ndalën në çerekfinale dhe tashmë duhet të fokusohen te fitimi i titullit kampion, pasi Manchester City kryesyes është vetëm dy pikë larg.

“Jemi shumë të zhgënjyer, jemi copë-copë psikologjikisht. Nuk arrij të gjej fjalët e duhura. Është momenti për të qëndruar afër lojtarëve.

Duhet t’i mbështesim, sepse janë ata që na sollën deri këtu. Kemi fituar eksperiencë, do të ulemi të studiojmë gabimet tona. Ne këto nivele marzhi i gabimeve është zero.

I lejuam shumë hapësira Bayernit te goli. Më pas reaguam, ishim me mirë se ta në minutat e fundit, por na mungoi shkëndija e duhur”, deklaroi tekniku i ekipit londinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat