Pak minuta për Hoxhën në Dinamo Zagreb

Futboll

Pak minuta për Hoxhën në Dinamo Zagreb

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:52
Hoxha

Dinamo e Zagrebit e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të elitës së futbollit kroat.

Skuadra e madhe kroate të mërkurën në mbrëmje fitoi ndaj Varazhdinit me rezultatin 2:1.

Martin Baturina në pjesën e parë dhe Gabriel Vidoviq në pjesën e dytë shënuan golat e fitores.

Luka Jeleniq u përjashtua nga loja te mysafirët në minutën e 64-t, kurse golin e vetëm për vizitorët e shënoi Domagoj Drozdek, në minutën e 72-të.

Arbër Hoxha ishte në bankën rezervë dhe po ka pak minuta në këtë skuadër, ndërsa në ndeshjet e kaluara janë rezervuar pak minuta për të.

Dinamo i afrohet Rijekës lidere në vetëm dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat