Ancelotti: Nuk jam i befasuar

Futboll

Ancelotti: Nuk jam i befasuar

Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:53
Carlo Ancelotti

Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt tërhoqi kritika të mëdha nga të gjitha anët.

Dhe, Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit.

Duke folur për mediat përpara “El Clasicos” të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Manchester, raporton “AS”.

Nuk jam i befasuar. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre.

Është shumë e qartë për ne se si duhet të luajmë. Duhet ta trajtosh mirë topin dhe të punosh mirë kur nuk e ke.

Nuk kam gjetur asnjë tifoz nga ana jonë që të jetë i zhgënjyer. Ata janë të lumtur dhe unë jam i kënaqur me të”, tha tekniku italian.

Ancelotti gjithashtu foli për spekulimet se Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

“E ardhmja e tij varet nga ai. Ai luajti një ndeshje spektakolare (kundër Man City) dhe është një mbrojtës i nivelit të lartë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat