Një italian për pankinën e Bayernit, Braida ia propozon Rummenigges

Futboll

Një italian për pankinën e Bayernit, Braida ia propozon Rummenigges

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:59
Braida e Rummenigge

Ariedo Braida, ish-drejtuesi historik i Milanit, pritet të bëhet së shpejti konsulent i Bayern Munich si pasojë e marrëdhënieve të shkëlqyera me Karl-Heinz Rummeniggen. I cili u rikthye para një viti te bavarezët, në rolin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Rekordmenët e futbollit gjerman kanë nisur punën prej kohësh për gjetjen e pasardhësit të Thomas Tuchel. Me këtë të fundit që do të largohet në fundin e sezonit nga roli i trajnerit.

Dhe në skenë ka dalë Max Allegri. Trajneri i Juventusit është i preferuari i Braidës, i cili do të propozojë emrin e teknikut livornez për pankinën e Bayernit.

Menaxheri i Allegrit, Giovanni Branchini ka gjithashtu raporte shumë të mira me Rummeniggen. Gjë që pritet të lehtësojë transferimin e trajnerit italian në Bundesliga.

Por është ende herët për të gjetjen e ndonjë marrëveshjeje, pasi në listën e drejtuesve të Bayernit ka edhe shumë emra të tjerë që pëlqehen për postin e trajnerit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat