Llapi synon të kthehet te fitoret

Futboll

Llapi synon të kthehet te fitoret

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:37
Llapi

Llapi dhe Fushë Kosova kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

‘Legjendat’ janë nikoqir të ‘Pampurave’ në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë nga ora 15:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një humbje dhe një barazimi, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbajtur hapin me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Burim Shalës vjen pas katër ndeshjeve pa fitore dhe synon befasinë ndaj llapjanëve.

Dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë.

Llapi: Avdyli, Emini, Hyseni, Ramadani, Rama, Krasniqi, Bytyqi, Musolli, Januzi, Bekteshi, Cobian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat