Haziraj ndëshkohet me karton të kuq, Prishtina fiton në Malishevë

Futboll

Haziraj ndëshkohet me karton të kuq, Prishtina fiton në Malishevë

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2024 Në ora: 16:57
Pamje nga ndeshja

Prishtina kthehet me pikë të plota dhe i japin qetësi për në vazhdim të garave në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në takimin që është zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Futbollisti Hasan Hyseni në minutën e 68-të shënoi nga rreth 17 metra e në këndin e poshtëm të djathtë, për fitoren e Prishtinës.  

Pas katër minutave (72’) Rilind Haziraj është përjashtuar me karton të ku, pasi që ngriti këmbë lart dhe rrezikshëm ndaj lojtarit të Prishtinës. 

Malisheva mbetet me një lojtar më pak në 18 minutat e fundit. 

Malisheva zë vendin e katërt me 52 pikë e Prishtina të pestin me 43 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat