Struga ngadhënjen në Gjorgje Petrov, Ibraimi shënon eurogol

Futboll

Struga ngadhënjen në Gjorgje Petrov, Ibraimi shënon eurogol

Nga: K.G. Më: 21 prill 2024 Në ora: 17:50
Struga Trim Lum

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum ngadhënjeu në Gjorgje Petrov, me rezultat 1:0 ndaj Makedonija GP, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit maqedonas. 

Futbollisti Besart Ibraimi ka shënuar eurogol në minutën e 24-të.

Ibraimi ka realizuar nga rreth 20 metra në këndin e djathtë të portës rivale.

Portieri Stevkovski nuk kishte forcë që të bëjë asgjë.

Struga Trim Lum, kampion në fuqi, kryeson me 58 pikë e Makedonija GP është në fund (i 12-ti) me 25 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat