Batatina: Kishim presion

Futboll

Batatina: Kishim presion

Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:29
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij ka luajtur nën presionin e pikëve, pasi është në kërkim të titullit të parë në histori të klubit.

Ai pas ndeshjes theksoi po ashtu se një dorë e hekurt do të jetë për futbollistët, të cilët nuk i kanë përmbushur kërkesat për duelin kundër Fushë Kosovës.

Llapi fitoi 1:0 me një gol të minutave shtesë të shënuar nga qendërmbrojtësi Ilir Krasniqi.

“Dua të them se kundërshtari luajti pa presion për shkak të pozitës që ka, ndërsa ne luajtëm nën presion.

Disa lojtarë nuk shfaqën atë që kam kërkuar nga ta dhe do të ketë dorë të hekurt për ta në ndeshjet në vazhdimësi.

Është dashur që në pjesën e parë të ishim më të kujdesshëm. Po të shënonim gol do të ishim më të qetë. Sa i përket Ilir Krasniqit, e kam cekur që Kosova nuk ka pasur mbrojtës më të mirë që prej Amir Rrahmanit.

Ai e menaxhon komplet fazën defensive. Muhamet Hyseni prej dëshirës së madhe për të shënuar, e humbi penalltinë. Më bëri përshtypje ajo që kam kërkuar në vazhdimësi, ‘fair-play’.

Dhe për këtë e respektoj Fushë Kosovën. Fushë Kosova tregoi se duhet luftuar pavarësisht pozitës.

Duhet përmendur edhe se arbitrimi ka qenë në nivel dhe kjo i duhet futbollit të Kosovës që të ecë para. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat