Skuadra shqiptare po çmend Malin e Zi, kurrë më afër titullit! Buduçnosti në panik

Futboll

Skuadra shqiptare po çmend Malin e Zi, kurrë më afër titullit! Buduçnosti në panik

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 prill 2024 Në ora: 21:07
Skuadra e Deçiqit

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, bën hapin e madh drejt titullit në Mal të Zi.

Deçiqi kurrë më afër suksesit të madh, për herë të parë në histori që ekziston si klub.

Buduçnosti i Podgoricës, kampion në fuqi, tani është në panik, pesë javë para së të bie perdja e kampionatit. 

Deçiqi sonte ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mlladost DG, në takimin e javës së 31-të. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e OFK Titogradit në Podgoricë.

Futbollistët Pjetër Lulgjuraj (49’) e Bojan Matiq (78’) shënuan për fitoren e skuadrës shqiptare. 

Lajmi tjetër i mirë është humbja e Buduçnostit në Berane, me rezultat 3:1 nga Jezero.

Buduçnosti në panik pasi që ngecin për tre pikë nga skuadra shqiptare.

Deçiqi kryeson me 57 pikë, pasojnë Buduçnosti me 54, Sutjeska 52, Mornari 51 pikë etj.

Në javën e ardhshme Deçiqi luan në Tivar me Mornarin dhe Buduçnosti e pret Sutjeskën.

Kampionati i Malit të ZI

Rudari - Petrovac 1:0
Arsenali - Mornali 1:2
Sutjeska - Jedinstvo 3:1
Deçiqi - Mlladosti DG 2:0
Jezero - Buduçnosti 3:1

Renditja 

1. Deçici 31 16 9 6 44:25 57
2. Buduçnosti 31 15 9 7 57:37 54
3. Sutjeska 31 13 13 5 41:27 52
4. Mornari 31 13 12 6 35:28 51
5. Jezero 31 13 9 9 38:31 48
6. Petrovac 31 8 14 9 32:32 38
7. Arsenali 31 8 13 10 36:47 37
8. Jedinstvo 31 6 10 15 33:46 28
9. Mladost DG 31 6 7 18 30:52 25
10. Rudari 31 6 6 19 22:43 24

Në javën e ardhshme do të takohen:

Buduçnosti - Sutjeska
Jedinstvo - Arsenali
Mlladosti - Rudari
Mornari - Deçiqi
Petrovac - Jezero

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat