Derbi i Londrës

Futboll

Derbi i Londrës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:26
Palmer

Chelsea rikthehet në Premier League të martën në mbrëmje teksa pas eliminimit në gjysmëfinalen e FA Cup, do të synojnë suksesin në derbin e Londrës ndaj Arsenal.

Misioni për të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino nuk do të jetë i lehtë, aq më tepër kur argjentinasi së fundmi thekson se ndaj “The Gunners” do të mungojë një nga më të mirët e këtij sezoni si Cole Palmer.

Në konferencë për shtyp, Pochetino u shpreh se sulmuesi anësor është i sëmurë dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës, ndaj me shumë mundësi do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen me Arsenalin.

21-vjeçari ka impresionuar në këtë sezon të parë me Chelsean teksa në 28 ndeshje të Premier League ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 20 raste ndërsa ka kontribuar edhe me nëntë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat