Broja në fokus

Futboll

Broja në fokus

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:57
Armando Broja

Chelsea  duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që të shesë në merkaton e ardhshme.

Armando Broja dhe Trevoh Çalobah, dy lojtarët që kanë dalë nga akademia e “bluve” të Londrës janë dy emrat që priten të largohen nga “Stamford Bridge”.

Sulmuesi kuqezi, që aktualisht është i huazuar te Fulham, nuk po gjen hapësira te skuadra e re.

Ai iku ka luajtur pak minuta në pjesën e dytë të sezonit. West Ham dhe Wolves janë dy nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat