Ilir Nallbani pas ndeshjes me Bullgarinë: Frika që kishin futbollistët u hoq 

Futboll

Ilir Nallbani pas ndeshjes me Bullgarinë: Frika që kishin futbollistët u hoq 

Më: 23 prill 2024 Në ora: 18:55
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës U15 ka luajtur baras (1:1) me Bullgarinë U15. 

]Një miqësore e mirëseardhur për të dy palët për t’i testuar futbollistët sa i përket formës. 

Të dy palët treguan angazhim në ndeshjen që është zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Selektori i Kosovës U15, Ilir Nallbani, tha se sa më shumë ndeshje që do të zhvillojnë, do të jetë aq mirë për ta.

“Një ndeshje e mirëpritur prej nesh sepse sa më shumë ndeshje aq më mirë, ngase u shërbejnë futbollistëve të përgatiten në vazhdimësi.

Sa i përket paraqitjes së futbollistëve me të vërtet kanë bërë një angazhim të mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë lojtarët tanë u qasën me një lloj frike dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët për të bërë trysni.

Si pasojë në fund të kësaj pjesëloje krijuam hapësirë në 16 metërsh dhe ndodhi penalltia.

Në pjesën e dytë ndryshoi krejtësisht loja e ekipit tonë. Ajo frika që kishin futbollistët u hoq dhe luajtën krejtësisht ndryshe.

Angazhimi ishte maksimal, derisa krijuam raste të shumta për shënim dhe në fund fituam edhe penallti që e konkretizuam me gol.

Mendoj se barazimi është epilog real, sepse edhe ata kishin disa raste.

Kemi mundur edhe të fitojmë ndeshjen nëse sulmuesit tanë do të ishin më të përqendruar, por në përgjithësi unë dhe stafi jemi të kënaqur me paraqitjen.

Në ndeshjen e ardhshme do t’u japim hapësirë edhe futbollistëve të tjerë”, tha Nallbani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat