Giroud drejt Los Angeles FC

Futboll

Giroud drejt Los Angeles FC

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:20
Olivier Giroud

Olivier Giroud është afër firmosjes së një marrëveshje për t`iu bashkuar Los Angeles FC në ligën e Major League Soccer këtë verë.

Giroud, i cili aktualisht luan për klubin italian Milan, pritet ta lë Evropën pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit.

Sipas raportimeve nga Franca, ai është dakorduar për një marrëveshje tetëmbëdhjetë muajshe me klubin kalifornian, duke filluar nga data 1 gusht.

Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Francës me 57 gola në 131 ndeshje. Në LAFC ai do të bashkohet me mikun e tij më të mirë në ekipin kombëtar, ish-kapitenin Hugo Lloris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat