Ramadani: Përballë kemi një ekip me shumë cilësi siç është Prishtina 

Futboll

Ramadani: Përballë kemi një ekip me shumë cilësi siç është Prishtina 

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:44
Zekirja Ramadani

Drita e Gjilanit ka presionin e sfidës së nesërme (15.00), për faktin se përballet me skuadrën më të trofeshme në Kosovë, Prishtinën.

Me rezultat 0:0 ka përfunduar ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ndeshja e kthimit luhet në fushën ndihmëse në Gjilan. 

Drita ka përparësinë e fushës por kjo nuk e bën favorit ndaj Prishtinës që po kalon formë të mirë në javët e fundit.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, tha se do të jetë ndeshje e rëndësishme.

Drita po lufton në dy fronte, për titull dhe Kupën e Kosovës.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne duke ditë që për ne është një biletë për Europë andaj motivi te ekipi është shumë i lartë.

E dim që përballë kemi një ekip me shumë cilësi siç është Prishtina por që ne i kemi të qarta synimet tona andaj nesër pres që secili lojtarë të jap atomin e fundit në fushë.

Ekipi do të jetë i kompletuar në përjashtim të Smakiqit dhe Selmanit dhe na gëzon shumë  rikthimi i Ron Brojës i cili ishte një mungesë e madhe ku lendimi e mbajti jashtë fushës rreth 40 ditë”, thotë Ramadani për faqen e FC Drita. 

Nesër do të dihet se cila skuadër do të jetë në finale, Drita apo Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat