Hysaj me Lazion pa fat, Juventusi në finale të Kupës së Italisë

Futboll

Hysaj me Lazion pa fat, Juventusi në finale të Kupës së Italisë

Nga: K.G. Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Juventusi është në finalen e madhe të Kupës së Italisë në futboll. Lazios nuk i mjaftoi fitorja me rezultat 2:1 ndaj Juventusit, pasi që ndeshjen e parë në Torino pati përfunduar me rezultat 2:0 në favor të Juves.

Juventusi është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3:2, ndërsa Hysaj me Lazion të pafat. 

Futbollisti argjentinas, Taty Castellanos, është figura më e ndritshme e mbrëmjes në radhët e Lazios, duke shënuar dy gola. 

Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 12-të dhe të 49-tën për epërsinë 2:0 të Lazios.

Milik në minutën e 83-të shënoi dhe mjaftoi për kualifikimin e Juves.

Reprezentuesi shqiptar, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e parë për skuadrën romake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat