Mehmeti kërkon rikthimin te fitorja

Futboll

Mehmeti kërkon rikthimin te fitorja

Më: 24 prill 2024 Në ora: 12:31
Dinamo

Dinamos pas humbjes me Partizanin në derbi ka kthyer fokusin te sfida me Laçin, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Elbasan Arena’. Përballje shumë e rëndësishme për “Blutë” që do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat për të qenë pjesë e “Final – Four”.

Ndaj kurbinasve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bardhezinjtë e Armadno Cungu kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe tashmë janë një skuadër e rrezikshme për çdo kundërshtarë. Mungesat nuk do t’i ndahen Dritan Mehmetit as në këtë përballje.

Për arsye kartonësh do të mungojë mesfushori Guadiaby, i cili ndaj Partizani mori të kuq.

Ndërkohë nga ana tjetër lajm i mirë do të jetë rikthimi nga pezullimi i Stiven Janku. Mbrojtësi do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

Por pezull formacionin e mban sulmuesi Ardit tahiri. Ky i fundit gjatë stërvitjes së ditës së djeshme ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jetë gati për duelin e së shtunës apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat