Capello: Ja çfarë mungoi në pjesën e dytë të sezonit, blini këtë sulmues!

Futboll

Capello: Ja çfarë mungoi në pjesën e dytë të sezonit, blini këtë sulmues!

Më: 24 prill 2024 Në ora: 12:46
Fabio Capello

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij sezoni:

“Në pjesën e dytë të sezonit, Milanit i mungoi kontributi i disa lojtarëve themelorë, nga Maignan te Hernandez, nga Tomori te Leao.

Epo, nëse ata janë shtyllat mbi të cilat klubi dëshiron të ndërtojë Milanin e së ardhmes e të mendosh se çfarë të bësh dhe si ta bësh, bëhet e vështirë.

Unë besoj se drejtuesit duhet, së pari, të kuptojnë nëse këta emra të mëdhenj ende duan t’i japin Milanit, apo nëse preferojnë të largohen. Në hipotezën e parë, duhet të ndërhyjmë, por pa e shtrembëruar. Si? Duhen tri goditje: një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe, pa dyshim, një qendërsulmues”.

Performanca e Rafael Leaos: “Ka shumë potencial, por kurrë nuk mund ta dish se çfarë loje do të luajë.

Dhe kjo krijon dyshime: mua më duket e pamundur që një lojtar me ato cilësi të mos ketë zemërimin, grintën, konkurrencën.

Shihni Bellinghamin te Reali… Ndikimi i tij ka qenë tronditës. Thënë këtë, nëse Leao dhe Theo ndalen, i bie të mungojë 60% e ekipit.

Zirkzee, i duhuri: “Nëse Milani kërkon gjeni, ata duhet të shkojnë te Zirkzee. Ai ka cilësi, është fizikisht i fortë dhe e njeh Serinë A. Nuk do të kishte nevojë për t’u përshtatur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat