Hysaj me Napolin vetëm një pikë me Sassuolon

Futboll

Hysaj me Napolin vetëm një pikë me Sassuolon

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:25
Pamje nga ndeshja

Sfida ndërmjet Sassuolos dhe Napolit, ka qenë me kthesa në rezultat dhe dramatike deri në fund, e cila përfundoi me rezultat 2:2, në ndeshjen e javës së 33-të të Serie A në futboll. Madje Sassuolo ka udhëhequr me rezultat 2:1 në minutën e 80-të, por napolitanët nuk lejuan që të mposhten.  Në minutën e 52-të Mertens nga afërsia me kokë shënoi për 0:1, por vendasi pas shtatë minutave barazuan 1:1.

Në minutën e 80-të, Mazzitelli shënoi për epërsinë e Sassuolos, e cila nuk zgjati më shumë se katër minuta kur Milik barazoi rezultatin 2:2. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, me ekipin e tij nuk arritën që të kthehen me pikë të plota nga një udhëtim i vështirë. Napoli mban vendin e tretë me 71 pikë, kurse Sassuolo është në pozitën e 14-të me 36 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat