A është Reali favorit ndaj Juventusit?

Futboll

A është Reali favorit ndaj Juventusit?

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:43
Zidane e Ronaldo

Real Madridi është favorit për të triumfuar ndaj Juventusit në finale të Champions League,e  cila zhvillohet me 3 qershor në Cardiff, në orën 20.45.

Juventusi do të kërkojë të fitojë këtë trofe për herë të parë që nga viti 1996  dhe të shkruajë histori duke kompletuar kurorën e trefishtë e famshme.

Në anën tjetër Reali dëshiron të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e vetme që e fiton dy herë me radhë këtë trofe që kur ka ndërruar emrin në Champions League.

Sipas bastoreve sportive, Reali i Zinedine Zidane është favorit për të triumfuar në Cardiff me 3 qershor.

Fitorja e Los Blancos kuotohet me 2.65 nga “Bwin”, derisa ajo e Juves ka kuotën 2.75.

Nga shumica e bastoreve kuota më e ulët e Realit është 2.53, derisa ajo më e lartë e Juventusit 2.95.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë të shtunën në “Millennium Stadium”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat