Bonucci për Tottin: Komplimente për gjithçka që ke bërë

Futboll

Bonucci për Tottin: Komplimente për gjithçka që ke bërë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:54
Leonardo Bonucci dhe Francesco Totti

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka komplimentuar Francesco Tottin për karrierën te Roma.

Kapiteni Romak ndaj Genoas luajti ndeshjen e fundit dhe normalisht gjithë sytë e botës së futbollit ishin të kthyer nga ai.

“Ka shkruar historinë e futbollit duke veshur fanellën e një klubi të vetëm. Nder për ty dhe komplimente për gjithçka që ke bërë”, ka shkruar Bonucci.

Totti dhe Bonucci janë përballur disa herë në derbi kur luanin Roma dhe Juve, por respekti i madh për njëri-tjetrin nuk ka munguar asnjëherë.

Vlen të theksohet se Roma e përfundoi sezonin në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat