Pesë ditë nga finalja që mban në ankth Realin dhe Juventusin

Futboll

Pesë ditë nga finalja që mban në ankth Realin dhe Juventusin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:49
Dybala

Finalja e Champions-it është makthi i të gjithëve. Gjatë “ditës së medias”, lojtarët e Juventusit treguan vendosmërinë e tyre dhe, gjithashtu, dëshirën për të luajtur një ndeshje të madhe kundër Real Madridit: “Janë edhe 5 ditë, kemi kohë për të punuar me paqen e mendjes, të përgatitemi mirë, – thotë Dybala. – Ne nuk duhet të jemi nervozë dhe të pavëmendshëm, por të luajmë si në një ndeshje kampionati. Fizikisht jemi në formë të madhe, të gjithë do të luajnë. Ne jemi duke punuar mirë, me qëllimin për t’u dhënë gëzim të gjithë njerëzve të Juventusit.

”Portieri dhe kapiteni Buffon shprehet: “Është mirë që ketë mundësi, këtë ëndërr të madhe ta kthejmë në realitet. Kjo finale nuk është çështje e përqindjeve të shanseve për të fituar. Ne jemi dy ekipe të mëdha, që kemi shprehur vlera të jashtëzakonshme deri më tani. Kemi pasur një besim të madh edhe dy vjet më parë, e kemi edhe sot. Kjo është e mjaftueshme për mua.” Marchisio vijon të linjën e optimizmit: “Ne jemi mirë, po punojmë me ritëm dhe intensitet. Këto janë ditët që do të na çojnë në një ndeshje vendimtare, duhet të jemi gati. Mendoj se shanset janë të barabarta, 50 me 50. Episodet do të bëjnë diferencën”. Mbrojtësi Bonucci u shpreh: “Ne duhet të jetojmë këtë javë me adrenalinë të plotë, por në të njëjtën kohë të mos rrezikojmë, duke u zbrazur në Cardiff. Jemi më të pjekur se sa në vitin 2015, kemi lojtarë të mëdhenj e të nivelit ndërkombëtar, do të luajmë një finale të madhe për të sjellë në shtëpi kupën. Unë jam i sigurt për këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat