Roma pa Spalletin

Futboll

Roma pa Spalletin

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:51
Lucciano Spalleti

Mbyllet aventura e Lucciano Spalletit në krye të Romës. Zyrtarizimi ka ardhur pak minuta më parë nga klubi verdhekuq në faqen e tyre zyrtare.

"Duam të falenderojmë në mënyrë të përzemërt Luciano Spallettin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë kësaj periudhe dhe për kontributin që ka dhënë në klub që nga rikthimi i tij", ka thënë presidenti James Pallotta.

Për ish trajnerin e Zentit e ardhmja parashikohet të jetë te Interi, teksa zyrtarizimi do të bëhet në ditët ne vijim. Roma ndërkohë ka filluar nga puna për të gjetur trajnerin e ri që me shumë gjasa do të jetë Eusebio Di Francesco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat