Skënderbeu ka të drejtën e dy përforcimeve

Futboll

Skënderbeu ka të drejtën e dy përforcimeve

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 11:57
Skënderbeu

Skuadra e futbollit Skënderbeu nga Korça kaloi me sukses turin e parë. Kundërshtari ishte i lehtë në letër, ndaj rezultati final shkoi sipas parashikimeve. E megjithatë, tashmë që përballë do të kenë Kairat Almatin, situata do të jetë krejt ndryshe.

Kazakët kanë një ekip realisht të fortë dhe këtë e ka provuar në kurriz edhe Teuta me Kukësin, ndaj pritet që drejtuesit të përfitojnë edhe më shumë grupin për t’u kualifikuar.

Rregulli i UEFA-s u jep të drejtë klubeve pjesëmarrëse që për raundin e dytë të shtojnë në listë edhe dy emra të rinj. Megjithatë, vetëm pasi Ilir Daja të japë verdiktin e tij në klub do të “operojnë” për repartet që kanë nevojë për ndërhyrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat